AktualitetTë fundit

Kapen mbi 21 kg kanabis në formë çokollate në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari

Sekuestrohen 21 kg e 35 gram lëndë narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, vihet në pranga 37-vjeçari (poseduesi i saj) dhe shpallet në kërkim bashkëpuntori i tij.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shpërndarjen e lëndëve narkotike kanabis e përpunuar në formë çokollate, finalizoi me sukses operacionin e koduar “Camel”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. Si dhe u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij shtetasi V. M., 34 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari (i arrestuar në flagrancë), shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 84 pako, me peshë 21 kg e 35 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Fraksion.com