Ish-gjyqtarja e Krujës mbetet përsëri në burg; Gjykata e Posaçme rrëzon përsëri kërkesën për zbutjen e masës së sigurisë
Gjykata e Posaçme rrëzon për herë të tetë kërkesën për masë më të butë sigurie për Enkelejda Hoxhën, ish-gjyqtaren e Krujës nën akuzë për korrupsion.
Mësohet se kërkesa për masë më të butë u bë me argumentin për shkak të gjendjes shëndetësore të fëmijëve të ish-gjyqtares.
Ku përveç djalit të saj që ka probleme të shëndetit mendor, sipas akt ekspertizës, edhe vajza e saj e mitur ka shfaqur probleme psikologjike. Por në fund gjykata ka refuzuar sërish duke lënë në fuqi masën “arrest me burg”.
Fraksion.com