AktualitetBota+Të fundit

Grenell krahu i djathtë i Donald Trump për zgjedhjet presidenciale të 2024-ës

Richard Grenell do të jetë krahu i djathtë i Donald Trump, kur ky i fundit të kandidojë sërish për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kështu deklaron në një postim në Twitter, një zyrtar i lartë në Atalanta.

“Donald John Trump, do të jetë 100% kandidat për president, shkruan Bill White ATL në “Twitter”, ndërsa vijon se; “Richard Allen Grenell, do të jetë krahu i tij i djathtë”.

Kujtojmë se zgjedhjet për presidentin e SHBA-ve do të mbahen në 2024-ën, ndërsa në garën e fundit presidenciale Trump humbi përballë Jeo Biden. Ndërkohë, ish-emisari Richard Grenell, duket se do të vijojë të ketë mbështetjen e presidentit Donald Trump.

Fraksion.com