Braçe: Ore merruni me çmimin e bukës, jo me Berishën dhe Bashën
Zv. Kryeministri Erion Braçe ka dhënë alarmin për rritjen e çmimit të bukës. “Çmimi i bukës në vend do të vijojë që të rritet, ndërkohë që opinioni publik në vend merret me dy kufoma politike që bëjnë sikuar duan të vrasin njëri-tjetrin”. Kështu shkruan në një reagim në rrjetet sociale, deputeti socialist Erion Braçe, i cili thotë se sot karteli i importuesve të grurit, prodhimit të miellit, shitjes, prodhuesve të bukës, ka njoftuar prodhuesit e brumërave se do të rrisë çmimet me 30%.
Për deputetin e PS-së, kjo duhet të jetë në qendër të debatit të opinionit publik, e jo Basha dhe Berisha, të cilët sipas tij janë tashmë dy kufoma që luajnë luftash, ndërkohë që importuesit e grurit do të rrisin me 30% çmimet.
Në videon e publikuar nga Braçe, shfaqet Lulzim Basha në një intervistë, ku pyetet drejtpërdrejtë se ‘Kur do ta ‘vrasësh’ babën (Berishën) ?’ dhe përgjigja e kryedemokratit si për ironi është ‘Kurrë, kurrë, kurrë!’.
Postimi i Braçes:
“Pupupupupupu; Sot dita e katert, e gjithe media vijon merret me dy kufoma qe luajne luftash!E vrau, nuk e vrau, e kalli, nuk e kalli, eshte nul, nuk eshte nul, e hoqi, nuk e hoqi, tani qe e hoqi cfare do bej ai, rruget, alternativat, po nuk e pati hequr cfare do bej ai qe nuk e hoqi etj etj etj! Dy kufoma qe mbajne peng gjithe debatin publik ne kete vend! Nderkohe iku, u harrua karteli i importuesve te grurit, prodhimit te miellit, shitjes, prodhuesve te bukes; Sot karteli ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%! Merruni me dy kufoma qe bejne sikur vrasin njeri tjetrin ne 14 shtator!’- shkruan Braçe.
Fraksion.com