AktualitetPolitikëTë fundit

Sesioni parlamentar, kush janë deputetët që shoqëruan sot Berishën drejt Parlamentit, pas vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi

Nisja e sesionit të ri parlamentar, e gjen PD-në në një situatë aspak të mirë, nisur nga vendimi i një dite më parë të kryedemokratit Basha për të përjashtur nga grupi parlamentar, ish kryeministrin Sali Berisha deri sa drejtësia të shprehet lidhur me vendimin e SHBA për ta shpallur atë non grata.

Ish kryeministri Berisha u shoqërua në rrugën drejt parlamentit, nga deputetët Edi Paloka, Tritan Shehu e Flamur Noka, të cilët kundërshtuan një ditë më parë vendimin e kryedemokratit.

Në një mesazh për mediat, Basha njoftoi dje vendimin për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar, deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH, e ku të sqarohet e gjithë e vërteta.

“Për të shmangur çdo keqkuptim dhe për të konkretizuar këtë qëndrim të vetë z. Berisha, kam vendosur që deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesës ligjore për transparencë dhe zbardhjes së plotë të kësaj çështje në rrugë gjyqësore, z. Berisha nuk do të jetë anëtar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Kjo do të shmangte keqpërdorimin e çështjes nga kushdo, për të dëmtuar interesin e demokratëve dhe Partisë Demokratike, dhe do i hiqte alibinë cilitdo për të mbrojtur të keqen e vetme të Shqipërisë që është keqqeverisja dhe korrupsioni 8 vjeçar i Edi Ramës.

Rrugëtimi i Sali Berishës në politikë nuk ndahet dot nga rrugëtimi i Partisë Demokratike dhe sukseseve të saj në qeverisjen e vendit dhe mbrojtjen e interesit publik.” u shpreh një ditë më parë kreu i PD-së, Lulzim Basha.

 

Fraksion.com