A do e pranojë Yuri Kim, lojën e re dhe aktrimin Berisha-Basha?
Nga Kreshnik Spahiu
Ambasada amerikane heshti dhe ende nuk ka thënë asgjë pasi Lulzim Basha “bëri” sikur e përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar.
Poezia e Berishës: “që edhe një po ngeli në PD, ai do jem unë” ishte thjesht një presion për konçesion. Në fund Berisha bëri atë që ka bërë gjithē jetën: “bëri sikur nuk është aty”.
Këtë rradhë i duhet të nxirrte dhe Lulzimin si të pavarur.
Lulzimi i lodhur, i dërmuar dhe konsumuar, në ditët më të këqija doli në meria dhe bëri sikur përjashtoi Berishën.
Çuditrisht e mori vendimin pa mbledhur kryesinë apo grupin parlamentar.
– Pyetja shtrohet: Ku e gjen fuqinë Lulzim Basha?
– Përgjigjja është: Fuqinë e ka tek Berisha.
Basha doli dje dhe lexoi atë çfarë i shkroi Berisha.
Amerika e kishte rritur presionin në maksimum:
– Departamenti thesarit kishre përgatitur sekuestrimin e pasurive të familjes Berisha
– Departamenti I Drejtësisë pergatiti nisjen e hetimeve për Lulzim Bashën
– BE dhe partitë europiane përgatitën pezullimi e PD nga antarësimi europian në partitë popullore.
Shah-Mat: Berisha s’kish akternativ tjetër.
Loja dhe pazari i tyre tashmë është: “Të hyjm ne parlament dhe bëjmë sikur jemi të ndarë. Në fund bashkohemi po erdhem ne pushtet”
Populli dhe analistët e hëngrën lojën dhe as nuk e kanë kuptuar.
Problemi është: A do e pranojnë amerikanët, ofertën e re të Berishës?
Berisha sot do hyj në parlament.
Ambasadorja Yuri Kim, ka kërkuar të kundërtën që Berisha të mos jetë me mandat deputeti.
Basha bëri sikur e përjashtoi nga grupi por jo nga parlamenti, që të shmang sankaionet dhe penalitetet e tjera ndaj Berishës dhe ndaj PD.
Të shohim sot nëse Amerika do ruaj parimet e demokracisë dhe do e çoj luftën deri në fund, apo do bëhet pjesë e aktrimit Basha-Berisha.
Basha dhe Berisha zgjodhëm të keqen më të vogël. Vendimi djeshëm, është pazari i tyre që të fitojnë amnisti.
Zonja Yuri Kim,
Teatri u prish natën, por artistët vazhdojnë aktrojnë ditën.
Ju lutem mos u bëni pjesë e kësaj komedie të parë që titullohet: “Ata bëjnë sikur”
Kështu bënë “8 vjet sikur”, dhe ju e kuptuat lojën me vonesë.
Mos toleroni edhe 8 vjet të tjera sepse ata janë mjeshtra të aktrimit dhe mashtrimit.
Ata po tentojnë të tallen me ju dhe t’ju ofrojnë pazarin për AMNISTi PENALE.
Fraksion.com