“Vendi ku xhiroheshin kronikat më të zeza”; Rama nxjerr pamjet nga Durrësi: Oazi i ri rekreativ i qytetit po merr formën përfundimtare
Në Porto Romano, transformimi i vatrës gjysmëshekullore të plehrave të Durrësit është drejt fundit. EkoParku që po zë vendin e vatrës së plehrave, do të jetë një pikë atraksioni, jo vetëm për qytetarët e Durrësit.
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë sot pamje nga kantieri i Ekoparkut të madh të Durrësit ku së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar.
EkoParku do të ketë jo vetëm pedonalen, por do të ofrojë edhe një sërë facilitetesh e shërbimesh për të gjithë grupmoshat, nga fushat e sportit tek ambientet shplodhëse
“MIRËMËNGJES , dhe me këto pamje të kantierit të Ekoparkut të Madh të Durrësit që po merr formën përfundimtare, si një oaz i ri rekreativ i qytetit aty ku deri dje xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore, ndërsa së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante për të kaluar ditën bashkë me fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.
Bashkë me EkoParkun, në këtë zonë do të ndërtohet edhe zona e re industriale dhe Parku i ri Fotovoltaik prej 110 megavat, me synimin për ta kthyer në një motor ekonomie jo vetëm për Durrësin.
Postimi i z Rama:
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me këto pamje të kantierit të Ekoparkut të Madh të Durrësit që po merr formën përfundimtare, si një oaz i ri rekreativ i qytetit aty ku deri dje xhiroheshin kronikat më të zeza të mediave ndërkombëtare për bombën mjedisore, ndërsa së shpejti do të jetë një hapësirë e gjelbëruar, me kënde sportive, zona pushimi e parkimi, bare dhe restorante për të kaluar ditën bashkë me fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama.
Fraksion.com