Po bënte tur malor me motor në Tepelenë, turisti bie në humnerë, transportohet në spital me plagë të rënda
Një turist ka rënë në humnerën e fshatit Salari të Tepelenës. Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se turisti po bëntë një tur në Shqipëri me motoçikletë dhe teksa përpiqej të ngjiste një majë mali ka rënë në humnerë.
Ai ka marrë plagë të rënda dhe po dërgohet në spital.
Menjëherë në vendngjarje mbërriti ambulance dhe Policia për t’i ardhur në ndihmë turistit.
Fraksion.com