“Gjyqtarja që do shqyrtojë çështjen për Fatmir Mediun”; SPAK kërkon rinisjen e gjykimit: Ja kur do të jetë seanca e parë
Saida Dollani është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen për Fatmir Mediun në Apelin e Posaçëm.
Sipas raportimit të “BalkanWeb” se çështja do të shqyrtohet nga kjo gjyqtare e vetme.
SPAK kërkon revokimin e vendimit të Gjykatës së Lartë dhe rinisjen e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes për akuzën e shpërdorimit të detyrës në lidhje me tragjedinë e Gërdecit ku nga shpërthimi i punishtes së demontimit të armëve mbetën 26 të vrarë dhe qindra të plagosur. Ndërkohë çështja do të shqyrtohet në dhomë këshillimi. Seanca është caktuar më datë 17 shtator ora 10:00.
Fraksion.com