Suedia arreston dy gra të lidhura me ISIS-in
Policia suedeze tha të hënën se kishte arrestuar dy gra të lidhura me Shtetin Islamik pasi u larguan nga Siria, ndërkohë që mediat njoftuan se njëra ishte duke u hetuar për krime lufte.
Zëdhënësi i policisë së Stokholmit, Ola Osterling tha se prokurori që drejtonte hetimin për dy gratë kishte urdhëruar arrestimin e tyre.
“E zbatuam urdhërin kur aeroplani mbërriti në Stokholm pasdite”, tha Osterling për agjensinë e lajmeve AFP. Një grua e tretë është marrë në pyetje, shtoi ai.
Një deklaratë të hënën nga Autoriteti i Prokurorisë tha se ishin duke u zhvilluar hetime të shumta ndaj burrave dhe grave që ktheheshin nga zonat që ishin kontrolluar nga Shteti Islamik.
“Krime ndërkombëtare që kanë të bëjnë me njerëzit që kthehen nga zonat e kontrolluara nga ISIS, siç janë krimet e luftës, gjenocidi dhe krime kundër njerëzimit”, tha prokurorja publike Reena Devgun në një deklaratë.
“Suedia ka një angazhim ndërkombëtar për të hetuar dhe ndjekur penalisht këto krime”, shtoi ajo.
Autoriteti i Prokurorisë shtoi se nuk mund të komentonte për rastet individuale ose numrin e hetimeve në zhvillim.
Por transmetuesi publik SVT raportoi se të paktën njëra nga gratë e arrestuara ishte duke u hetuar për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
Kanali SVT gjithashtu raportoi se gratë që ishin kthyer të hënën kishin qëndruar në kampe në veri të Sirisë, por u dëbuan pasi autoritetet kurde vendosën se nuk kishin prova të mjaftueshme për t’i ndjekur ato ligjërisht.
Fraksion.com