“Shenjtërimi i Nënë Terezës”; Meta: Të ndjekim shembullin e Nënë Terezës për të ndihmuar të varfërit
Në ambientet e Presidencës ditën e sotme, u organizua një ceremoni soleme, në nderim të ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës. Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, Presidenti Ilir Meta, tha se të gjithë duhet të ndjekin shembullin e shenjtores, për të ndihmuar të varfërit.
Ai tha se e gjithë bota ndihet krenare për Nënë Terezën, por në veçanti shqiptarët, për shkak të origjinës së saj.
“Nënë Tereza e kaloi jetën e saj duke u përkulur për më të pambrojturit, të braktisurit, duke parë te ata njerëz dinjitetin e dhënë nga zoti. Ajo e ngriti zërin edhe para fuqive të botës, që ata të njohin fajet e tyre nëpërmjet varfërisë. Beteja për një siguri jetik e shëndetësor, duhet të jetë mision e prioritet i të gjithëve. Ajo ishte një grua e shtat e fytyrë të imët, por me besim të madh, duke prekur zemrën e mbarë botës.
Edhe në vendin tonë ka shumë qendra bamirësie, organizata që shërbejnë nën shembullin e Nënë Terezës. Shpreh mirënjohje të thellë për të gjitha komunikatat që kanë qenë në ndihmë të njerëzve në nevojë. Falenderoj dhe komunitetet fetare që kanë apeluar për ndihmë ndaj njerëzve në nevojë. Nënë Tereza u nominua për çmimin Nobel për paqen. Ajo dha shembull që duhet të kujdesemi për të varfërit dhe të vuajturit. Ne kemi të drejtë të krenohemi me të për shkak të origjinës si nënë shqiptare. Ajo do të njihet si nëna dhe shenjëtaria shqiptare”, tha Meta.
Fraksion.com