AktualitetTë fundit

Kontroll në Portin e Durrësit, gjendet drogë në një kontejner me banane

Një kontroll antidrogë po zhvillohet në Portin e Durrësit. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se është gjetur drogë në një kontejner me banane.

Autoritetet po bëjnë peshimin e drogës së kapur për të konkluduar në sasinë që është sekuestruar nga kontejneri.

Zbulohet se kompania që importonte bananet ka magazinat në Tiranë.

Ndërkohë Policia Kufitare po vijon kontrollet e mëtejshme në Port. Operacioni nuk ka përfunduar ende pasi po kontrollohen gjithë kontejnerët e ardhur nga vende me risk të lartë trafiku droge.

 

Gjatë verës që u la pas një seri ngarkesash kokaine u kapën në Portin e Durrësit të fshehura në kontejnerë kryesisht të ardhur nga vendet e Amerikës Latine.
Fraksion.com