AktualitetTë fundit

Aksidenti te Kopshti Botanik, dy efektivët udhëtonin në të njëjtin motor të Policisë, ishin në shërbim

Policia ka sqaruar aksidentin te Kopshti Botanik në Tiranë. Rezulton se dy efektivët e Policisë në shërbim udhëtonin në të njëjtin motor që ishte po i Policisë.

Ndërkohë automjeti me të cilin janë përplasur drejtohej nga një 40-vjeçar.

Policët janë dërguar me lëndime në spital.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:05, në rrugën “Shkëlqim Fusha”, janë përfshirë në përplasje mjeti me drejtues R. K., 40 vjeç me mjetin motorr të policisë me drejtues E. M dhe pasagjer J. D,(punonjës policie në shërbim).

Si pasojë janë dëmtuar të dy punonjësit e policisë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

Fraksion.com