AktualitetTë fundit

Përmbyset varka, mbytet peshkatari në Prespë

Një 45-vjeçar dyshohet se është mbytur gjatë mëngjesit të kësaj të diele në liqenin e Prespës.

Policia njofton se shtetasi Stavri Vasilovski, i cili kishte dalë gjatë mbrëmjes për të peshkuar, si pasojë e dallgëve të forta të liqenit, i është përmbysur varka dhe për rrjedhojë dyshohet se mund të jetë mbytur.

Bashkë me të kanë qenë edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë mundur të dalin me notë në breg, ndërsa viktimën e ka zënë varka poshtë. Policia bën të ditur se është bërë njoftimi dhe pritet ardhja e polumbarëve, për të kryer kërkimet e nevojshme për gjetjen e trupit të tij.

 

Fraksion.com