AktualitetRajoniTë fundit

Di Maio: 120 milionë euro për projekte humanitare në Afganistan

Gjatë Këshillit të fundit të Ministrave, Italia konvertoi 120 milionë eurot që ka përdorur për trajnimin e forcave të sigurisë afgane në projekte të ndihmës humanitare, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio, gjatë Forumit Ambrosetti në Cernobbio.

“Pasi të kemi filluar bashkëpunimin me Pakistanin, ne do të jemi në gjendje të fillojmë fazën e dytë e cila sillet rreth një plani italian për popullin afgan. Plani ynë tashmë ka ndërmarrë hapat e tij të parë me një takim ndërministror duke përfshirë të gjitha institucionet, organizatat jofitimprurëse dhe shoqërinë civile”, theksoi ai.

“Ne po përpiqemi të krijojmë një sistem për të menaxhuar një fazë krejtësisht të ndryshme nga ajo që përfundoi”, shtoi ai.

 

Fraksion.com