Roza Lati nuk është larguar
Moderatoren e njohur, Roza Latin jemi mësuar që ta shohim prej kohësh në ekranin e televizionit “RTV Ora” në drejtimin e emisionit “Why Not”.
Mirëpo, ditët e fundit në mediat rozë po qarkullon lajmi se ajo mund të jetë larguar nga ky televizion pasi me nisjen e sezonit të ri janë publikuar disa nga promot e emisioneve, ku nuk vihet re ai nën moderimin e Rozës.
Ndërkohë që ajo vetë nuk ka mohuar asgjë dhe s’ka reaguar në lidhje me këto zëra.
Siç duket e vërteta është krejtësisht ndryshe pasi burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë të ditur se Roza Lati nuk është larguar nga “RTV Ora”, por do të rikthehet në muajin janar me ndryshim formati.
Epo, tani jemi gjithë sy e veshë për të mësuar se çfarë ka rezervuar kësaj radhe moderatorja.
Ndërkohë ajo do të jetë pjesë e kastit të aktorëve në serialin televiziv “NINA” që do të nisë së shpejti.
“”NINA” seriali televiziv qe do nisi shume shpejt ne Shtator 🍾 Une jam pjese e kastit te Aktoreve, personazhi im quhet Xhizelandia 🤪 Shkurt, Xhi 😎
Mezi pres ta shihni… 🥳🥳🥳 Te me shihni dhe mua si Aktore Profesionale… Faleminderit @gimpocari qe me perzgjodhe, Regjizorit @fatossberisha qe ma ndihmoi shume! @raelvashabanaj qe me qelloi ne shenje me karakterin e personazhit🥂dhe gjithe kastit te aktoreve qe kam kaluar AQ MIRE ❤️”, ka shkruar Roza krahas postimit.
Fraksion.com