AktualitetOp-EdTë fundit

Marrëdhëniet greko-turke: Dy shekuj rivalitet i vazhdueshëm

Nga Jack Cross

Pak marrëdhënie të tensionuara në politikën ndërkombëtarejanë dukuri të kohëve të fundit. Ekziston gati gjithmonë një bazë më e thellë historike armiqësi  përjetojnë dy shtete të caktuara. Marrëdhëniet problematike midis Greqisë dhe Turqisë, nuk janë thjesht produkt i konkurrencës së viteve të fundit mbi gazin natyror në Mesdheun lindor, por kapitulli i fundit në një armiqësi 2-shekullore.

21 marsi i këtij viti shënoi200-vjetorin e shpalljes së pavarësisë greke dhe fillimin e luftës së çlirimit nga Perandoria Osmane, paraardhësja historike e shtetit modern turk. Nga ai moment e tutje ka pasur konflikte në të cilat Greqia dhe Turqia kanë qenë armiq, me kriza të shumta dhe frikërat luftës në periudhat midis.

Me qeverinë aktuale turke që po shfaq tipare neo-osmane, historia po vihet në plan të parë politikën e saj jashtme. Për të kuptuar armiqësinë aktuale midis Greqisë dhe Turqisë, është rëndësishme të analizohet historia e marrëdhënieve të tyre dhe konkurrenca e vazhdueshme midis dy shteteve.

Që nga momenti kur pavarësia e Greqisë u konfirmua me Protokollin e Londrës dhe më pas Traktatin e Stambollit, marrëdhëniet midis mbretërisë së re dhe osmanëve do të karakterizoheshin nga tensioni dhe konkurrenca.

Me gjithë madhësinë e tij modeste, shteti i ri grek e konsideroi veten një shtet pasardhës iPerandorisë Bizantinedhe për këtë arsye një rival të drejtpërdrejtë me Perandorinë Osmane. Gjatë gjithë shekullit XIX, Greqia tentoi të krijojë një mbretëri më të madhe, duke bashkuar popullsinë etnike greke.

Ky synim u ndoq përmes pretendimeve të ndryshme ndaj territorit të pushtuar nga osmanët, fillimisht me ndërhyrje të dështuara kundër osmanëve, si në Luftën e Krimesë (1853-1856). Por sukseset e tyre më të mëdha erdhën midis viteve 19121921, gjatë rënies përfundimtare të Perandorisë Osmane dhe lindjes së shtetit modern turk.

Pas suksesit në Luftën e Parë Ballkanike (1912-1913), Mbretëria e Greqisë u dyfishua në madhësi, tërësisht në kurriz të territoreve të administruara nga osmanëtPo ashtu Greqia do të vazhdonte të luftonte kundër osmanëve gjatë Luftës së Parë Botërore, dhe kundër shtetit të ri turk gjatë luftës së tyre të pavarësisë.

Konflikti i fundit mes tyre, u shoqërua me një shkëmbim të madh të popullsisë, si dhe me masakra dhe mizori të kryera nga të dyja palët kundër grekëve dhe turqve etnikë. Duke pasur parasysh brutalitetin e këtij konflikti, marrëdhëniet midis Greqisë dhe shtetit të ri republikan turk, filluan me ndjenja mosbesimi të thella, dhe me instinktin për të konkurruar më shumësesa për të bashkëpunuar.

Gjatë 200 viteve të fundit, Greqia dhe Turqia kanë luftuar vetëm në një rast në të njëjtën anëtë një konfliktigjatë Luftës së Dytë Ballkanike (1913). Por më shumë si bashkë-luftuese dhe jo si aleate, dhe sot të dyja këto shtete janë pjesë e aleancës së NATO-s.

Ndërsa shteti aktual grek mund të mos ketë ndonjë aspiratë bizantine, gjatë 2 shekujve të fundit mbretëria helene dhe republika pasuese greke, ka tentuar t’i zëvendësojnë osmano-turqit si fuqia dominuese në Mesdheun Lindor. Dhe çelësi për të arritur këtë dominim do të ishte përmes fuqisë detare, duke kontrolluar rrugët nga Mesdheu në Egje.

Si Greqia ashtu edhe Perandoria Osmane e atëhershme, e konsideronin veten shtete detare, e para me një numër të madh ishujsh për t’u mbrojtur, dhe e dyta me një vijë bregdetare të gjatë dhe të prekshme në Anadoll. Gjatë Luftës Greko-Turke (1897) dhe Luftës së Parë Ballkanike (1912-113), Greqia gëzoi sukseset e saj më të mëdha kundër Osmanëve përmes vendosjes së forcës superiore detare.

Prandaj një Greqi e fuqishme në det,përbën një shqetësim të kuptueshëm për shtetin turk, pasi politikëbërësit janë shumë të vetëdijshëm për vështirësitë historike që ka pasur në mbrojtjen e bregdetit të Anadollit. Rivaliteti aktual detar midis Greqisë dhe Turqisë, me të dyja palët që po zgjerojnë me shpejtësi aftësitë e tyre ushtarake në det, vetëm sa do t’i shtojë shqetësime strategjike.

Gjatë shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX, qeveritë njëpasnjëshme greke synuan të zgjerojnë territorin e tyre më tej në Mesdhe dhe Egje. Kjo u pa për herë të parë përmes transferimit paqësor të Ishujve në detin Jon nga Britania e Madhe në vitin 1864, i pasuar nga zgjerimi agresiv përmes disa konflikteve përfshirë Luftërat Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore.

Pas fundit të Luftës së Dytë Botërore Greqisë i kaluan Ishujt Dodekanezit nga Italia, duke e çuar territorin grek edhe më afër bregdetit turk, tani vetëm 25 milje detare larg. Ndërsa Turqia nuk kundërshton territoret e Greqisë në Egje, tensioni aktual është një variant i ri i konkurrencës historike për kontrollin e Mesdheut Lindor.

Mosmarrëveshja aktuale mbi qasjen në gazin natyror në Mesdheun Lindor, dëshmonrëndësinë e vazhdueshme të temave historike që kanë karakterizuar marrëdhëniet greko-turke. Ndërsa konkurrenca mbi këto burime përfshin gjithashtu Egjiptin, Izraelin dhe Qipron, ajo është në thelb një mosmarrëveshje midis Athinës dhe Ankarasë.

Mundësia e qasjes në pasuri të reja minerale, është një shumë e rëndësishme për çdo shtet, sidomos për 2 që kanë pasur së fundmi jo vështirësi ekonomike. Ndërsa është Turqia ajo

që ka marrë një qasje shumë më agresive, me eksplorimin dhe vendosjen e gjerë të asetevedetare, grekët kanë treguar gatishmërinë e tyre për tu angazhuar në përplasje kokë më kokë.

Në këndvështrimin këtyre qeverive, për të përfituar nga këto burime të reja, duhet të tërhiqet pala tjetër. Nuk duhet të ketë përfitime reciproke, dhe asnjë bashkëpunim. Cilido shtet që do të ketë akses në këto depozita të reja të gazit natyror, do të jetë në gjendje të krijojë një zonë të madhe kontrolli ekonomik mbi Mesdheun Lindor, duke arritur dominimin detar të dëshiruar prej kohësh në rajon.

Për disa analistë turq, mosmarrëveshja aktuale po shihet si një mundësi tjetër  Turqia të kompensojë disa nga humbjet e pësuara që nga rënia e Perandorisë Osmane. Kjo arrihet përmes krijimit të një atdheu blu, me një zonë të qartë të kontrollit detar turk në Mesdhe dhe Egje, një vizion neo-otoman i miratuar nga Erdogan do të ndihmonte  korrigjimin e disa prej humbjeve të saj ndaj Greqisë dhe Qipros në epokën pas pavarësisë.

Perandoria Osmane mund të jetë shembur 99 vjet më parë, por trashëgimia është ende e gjallë dhe e fortë në marrëdhëniet e sotme greko-turke. Shumë shpesh analistët i trajtojnë problemet aktuale diplomatike si fenomene thjesht moderne, duke injoruar trajektoren historike.

Gjithsesi kur analizojmë marrëdhëniet moderne ndërkombëtarene nuk duhet të jemi të fiksuar pas determinizmit historik. Tensioni që ka dominuar marrëdhëniet greko-turke, tregon se çdo zgjidhje e qëndrueshme duhet të jetë një kompromis, i cili mund të kënaqë disa, por jo të gjitha synimet e secilës palë./Strifeblog

Shënim: Jack Cross ndjek studimet e masterit në Historinë e Luftës në Departamentin e Studimeve të Luftës në Kolegjin Mbretëror të Londrës. Interesat e tij kryesore kërkimore janë historia diplomatike, roli i fuqive të mëdha dhe të mesme brenda politikës aktuale ndërkombëtare, si dhe politikat e Ballkanit dhe Lindjes së Mesme.

 

Fraksion.com