AktualitetTë fundit

Koronavirusi në Shqipëri: 984 raste të reja në 24 orët e fundit, 4 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë: 6113 testime, 984 raste të reja, 4 humbje jete dhe 640 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë.
Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 6113 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 984 qytetarë, në këto bashki: 294 raste në Tiranë, 93 raste në Shkodër, 79 raste  në Durrës, 49 raste në Berat, 37 raste në Vlorë, 34 raste  në Lushnje, 31 raste në Lezhë, 26 raste në Krujë, 23 raste në Kurbin, 22 raste  në Sarandë, 21 raste Pogradec, Elbasan, 20 raste  në Fier, 18 raste në Korçë, 17 raste Malësi e Madhe, 16 raste  në Kamëz, Kavajë, 14 raste në Gjirokastër, 13 raste në Dibër, 9 raste Vau i Dejës, Rrogozhinë, Divajkë, 8 raste në Vorë, Kuçovë, 7 raste në Përmet, Gramsh, 6 raste në Kukës, Shijak, Tepelenë, Kolonjë, Peqin, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Himarë, Devoll, Dimal, Belsh, 3 raste në Fushë- Arrëz, Has, Bulqizë, Poliçan, 2 raste në Tropojë, Mat, Mirditë, Selenicë, Delvinë, Konispol, Skrapar, 1 rast në Pukë, Libohovë, Kelcyrë, Maliq, Cërrik, Librazhd.

Aktualisht janë 11,628 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Nisur nga shtimi i rasteve COVID, në bazë të planit të MSHMS për përballimin e situatës, është hapur edhe spitali mbështetës COVID 3. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 106 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 katër qytetarë: Një qytetar 62 vjeç nga Durrësi, një qytetar 64 vjeç nga Lezha, një qytetar 69 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 72 vjeç nga Shkodra.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 640 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 135,961 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (04 Shtator 2021)

Raste të reja ditore  984

Të shëruar në 24 orë  640

Të shtruar në spitale  106

Humbje jete në 24 orë  4

Testime ditore   6113

Testime totale     1,072,755

Raste pozitive  150,101
Raste të shëruara   135,961
Raste Aktive    11,628
Humbje jete   2,512

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  4244
Shkodër  1927
Durrës   989
Vlorë  832
Fier  819
Lezhë  766
Elbasan  602
Berat  424
Gjirokastër 308
Korçë   304
Kukës  234
Dibër  179

 

Fraksion.com