Rama emëron studenten 20-vjeçare Bojkena Basha si Sekretare të Rinisë: Flet më bukur se Lulzim Basha, zgjohet shumë më herët se ai, s’është as tironse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka emëruar studenten 20-vjeçare Bojkena Basha Sekretare të Rinisë.
Ai ka ironizuar se Bojkena Basha nuk është tironse, jeton në Durrës por as durrsake nuk është.
Për Ramën, Bojkena Basha është shumë më e mirë se Lulzim Basha, pasi flet shumë më bukur se ai dhe zgjohe shumë më herët se ai.
”Sekretare së Rinisë, Brikena Basha vullnetare 20 vjeç që spikati në fushatën e fundit me fjalimet e saj, përtej kalimeve është student dhe aktiviste shumë e mirë. Flet më bukur se Basha, zgjohet shumë më herët se ai, ndryshon se thotë atë që mendon e mendon atë që thotë. Nuk është tironse, s’ka lidhje me Linda Bashën, jeton në Durrës, por as nga Durrësi nuk është, as lidhje me mua nuk ka.”- tha Basha.
Fraksion.com