AktualitetTë fundit

Mbërrijnë 37 shtetas të tjerë afganë, shkon në 644 numri total i të strehuarve në Shqipëri

Mbërrijnë në aeroportin e Rinasit 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 numrin total.

Ministria e Jashtme njofton se kanë ardhur në orët e para të mëngjesit edhe 37 afgane, të cilët janë akomoduar në Qytet Studenti, për t’u transferuar në vijim në struktura hoteliere në bregdet.

“Në orët e para të mëngjesit sot kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 numrin total të mbërritur në më shumë se një javë në Tiranë”. 37 shtetas afganë janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t’u transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Jashtme.

 

Fraksion.com