AktualitetLife StyleTë fundit

Horoskopi për muajin shtator 2021

Ky është horoskopi për muajin  shtator 2021. Parashikimi se si do të jetë puna, shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.

Dashi

Gjatë këtij muaji do jeni shumë nostalgjikë. Ju të dashuruarit do mendoni më shumë sesa duhet për ato që keni kaluar dhe kjo do iu shtojë mërzitjen. Largohuni nga disa persona që iu kujtojnë diçka jo të këndshme. Nëse jeni beqarë do keni goxha takime, por duhet ta dini që edhe po krijuat një lidhje, ajo nuk do shkojë shumë gjate. Kujdesuni pak më tepër për shëndetin dhe për higjienën personale edhe pse nuk do keni asnjë shqetësim të madh. Me sektorin e financave do merreni më tepër. Do bëni një riorganizim të gjithë buxhetit dhe do i vini vetes disa fre për sa iu përket shpenzimeve. Puna në përgjithësi do ecë mbarë. Nëse duhet të ktheni ndonjë përgjigje apo të merrni vendime bëjeni pas datës 20.

Demi

Ky muaj do jetë ai i arritjeve dhe zgjidhjeve të problemeve. Nëse jeni në një lidhje dhe keni pasur probleme me partnerin tashmë do rregulloni gjithçka. Nëse e keni lënduar atë kërkojini falje dhe tregohuni sa më të sinqertë. Ju beqarët do jeni më të lirë dhe do merreni pak më shumë me jetën sentimentale. Do e testoni aftësinë tuaj joshëse. Shëndeti do jetë më i mirë dhe do ndiheni të qetë. Gjithsesi nëse ndieni ndonjë shqetësim të vogël, këshillohet të shkoni sa më parë tek mjeku. Sipas Dritare.net, në planin financiar tregohuni më vigjilentë dhe mendoni për të ardhmen. Po shpenzuat pa limit do ngeleni pa lek në xhep. Nëse në punë keni pasur dyshime për një zgjedhje që duhet të bënit, tani nuk ka më kohë të mendoheni. E ardhmja është në dorën tuaj dhe jeni ju ata që mund ta ndryshoni tërësisht.

Binjakët

Gjatë këtij muaji do jeni kreativë, me humor të mirë dhe plot gjallëri. Nëse keni një lidhje jeta sentimentale nuk do jetë shumë e qetë. Javët e para do jenë më të vështirat dhe mund t’iu mungojë kthjelltësia e mendimit. Bëni kujdes dhe mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm. Tregohuni edhe të duruar e diplomatë. Në fund të muajit ambienti do të ngrohet ndjeshëm. Për ju beqarët që jeni në kërkim të dashurisë, gjithçka do të varet nga mënyra e të vepruarit dhe nga sjellja. Tregohuni më të hapur. Shëndeti do jetë kryesisht pa probleme. Nëse merreni me pak aktivitet fizik do ndiheni edhe më mirë. Financat nuk do jenë shumë të qëndrueshme. Tregohuni pak të kursyer nëse nuk doni të keni vështirësi më vonë. Në punë do përballeni me pengesa dy javët e para, por më vone situata do ndryshojë tërësisht

Gaforrja

Deri në datën 18 të këtij muaji do jetë një periudhë e qetë. Do merreni vesh si duhet me të gjithë ata që ju rrethojnë. Nëse jeni në një lidhje do keni një muaj reflektimi. Në datën 10 ose 11 mund të merrni edhe disa vendime me rëndësi. Ju beqarët do keni njohje të njëpasnjëshme dhe mund të arrini të hidhni hapa më tutje. Gjithsesi në çdo moment lërini gjërat të rrjedhin natyrshëm. Shëndeti do jetë herë i mirë dhe here me disa shqetësime të vogla. Deri në mes të muajit tregohuni të matur me ushqimin dhe kujdes me peshat. Me financat do bëni disa gabime të cilat mund t’iu kushtojnë. Dëgjojini këshillat e kolegeve specialistë financiarë. Në punë, duke filluar nga data 10 do ketë vetëm gjëra pozitive dhe arritje.

Luani

10 ditët e para të muajit gjërat nuk do ecin aspak mirë mes jush dhe familjareve apo miqve. Mund të kaloni momente të tensionuara dhe herë pas here do jeni në mëdyshje për hapat që duhet të hidhni. Edhe për ju të dashuruarit do jetë pak a shumë e njëjta gjendje. Gjithsesi të gjitha problemet do zgjidhen shpejt dhe që nga mesi i muajit e më tej, bashkëpunimi do mbizotërojë gjithë kohës. Ju beqarët as që do mundoheni për të gjetur personat e duhur, pasi mundësitë do jenë të pafundme. Shëndeti ka për të qenë i shkëlqyer. Do ndiheni në forme të përkryer. Financat do mbeten të qëndrueshme, por jo aq sa për të investuar shuma marramendëse. Në punë nuk do ju mundojë as energjia dhe as këmbëngulja për të arritur atje ku dëshironi. Pas datës 19 duhet të bëni kujdes nga disa kolegë që do duan t’iu prishin planet.

Virgjëresha

Këtë muaj jeta juaj familjare dhe ajo shoqërore do kenë me tepër rëndësi se më pare. Nuk do i lini asnjë moment pas dore ata që doni. Për ju të dashuruarit, java e parë ka për të qenë fantastike ndërkohë që pjesa tjetër do ketë edhe ndonjë problem të vogël. E mira është që gjithmonë të bëni atë që mendoni pa dëgjuar se çfarë thonë të tjerët. Për ju beqaret me shumë gjasë do jenë disa miq të vjetër ata që do i shihni si pretendente kryesorë për të kaluar jetën. Vetëm ata do ju duken perfektë. Shëndeti nuk do jetë i keq, por herë pas here mund të keni edhe ndonjë dhimbje koke, mesi apo edhe shpine. Financat do i keni gjithë kohës nën kontroll dhe shpenzime të mëdha nuk do kryeni. Në punë bëni atë që keni planifikuar dhe mos u ndikoni nga kolegët. Ka mundësi që shefat të mahniten dhe t’iu bëjnë propozime interesante.

Peshorja

Ky muaj ka për të qenë shumë pozitiv edhe pse për të thënë të vërtetën nuk do përkujdeseni si duhet. Nëse jeni në një lidhje, deri në datës 23 keni për të marrë një propozim shumë të rëndësishëm ose një lajm të madh që do ua zbukurojë jetën. Vetëm 5 ditët e para të muajit do jenë pak të turbullta dhe më pas dielli do mbizotërojë. Ju beqarët nuk do jeni shumë në humor për t’u angazhuar seriozisht dhe do preferoni të ndiheni të lirë. Sipas dritare.net, shëndeti nuk do jetë aspak i keq. Do dini të kujdeseni për veten dhe energjia do ju shoqërojë gjithë kohës. Financat do ua mbrojë Jupiteri, por kjo nuk do të thotë që ju ta lëshoni dorën dhe të shpenzoni me sy të mbyllur. Në punë gjërat do ju ecin goxha mirë. Do ndiheni të pavarur për të bërë atë që keni menduar me shumë finesë e delikatesë. Nuk do ju mungojë as diplomacia.

Akrepi

Nëse pranoni të kujdeseni dhe të respektoni të tjerët gjërat do ju ecin më mirë këtë muaj. Nëse keni një lidhje duhet të flisni sa më shumë dhe sa më hapur me partnerin për gjithçka që iu shqetëson. Vetëm në këtë mënyrë ai do ketë mundësi t’iu ndihmojë. Nëse jeni beqarë do joshni pa pushim, por do tregoheni edhe mjaft misteriozë. Do bëni disa persona për vete dhe do keni mundësi të zgjidhni atë që iu përshtatet më tepër. Shëndeti në përgjithësi do jetë i mirë dhe nuk do keni shqetësime të mëdha. Do jeni plot energji dhe dinamizëm. Financat nuk do jenë aspak problematike kështu që përfitoni të blini atë që keni menduar prej disa kohësh. Në punë do të mbizotërojë qetësia. Vazhdoni atë që keni nisur, por mos u nxitoni sepse do keni gjithë kohen e nevojshme. Mundohuni të rregulloni pak marrëdhënien me kolegët e zyrës.

Shigjetari

Gjate këtij muaji mund të keni probleme për shkak të gabimeve që keni bërë. Ju të dashuruarit do kërkoni të kontrolloni gjithçka dhe nuk do i lini partnerit hapësirë të shprehet lirisht. Ndryshoni taktikë pa qenë vonë. Asnjë njeri nuk mund të mbahet i mbyllur në kafazin që ju doni. Ju beqarët do jeni të nxituar dhe të paduruar. Do doni të bëni çdo gjë sipas kokës suaj dhe do gaboni. Shëndeti nuk do jetë i shkëlqyer. Mund të keni ndonjë problem me mushkëritë nëse jeni duhanpirës. Planetët do iu japin mbështetjen e tyre në planin financiar dhe situata pritet të mos jetë problematike. Në punë duhet të jeni më të vëmendshëm dhe striktë. Merrni guximin të provoni edhe gjëra të reja dhe nuk do dilni të humbur.

Bricjapi

Këtë muaj nuk do jeni aspak racionale dhe herë pas here mund të bëni gabime. Gjithsesi e mira është që do i kuptoni ato dhe do mundoheni t’i ndreqni me çdo mënyrë. Ju të dashuruarit duhet ta hapni sa më shumë zemrën tuaj dhe t’i shprehni ndjenjat pa pasur frikë. Partneri nuk do iu lëndojë asnjë çast edhe pse nuk do mungojnë disa mosmarrëveshje të vogla. Ju beqarët do merrni frymë më lirisht dhe do ndiheni gati për të filluar lidhje me personat që iu joshin prej kohësh. Gjendja shëndetësore do ketë ulje dhe ngritje. Nuk do jetë një muaj tërësisht i qetë siç e keni dashur. Në planin financiar do bëni gabimet më të mëdha. Nuk do logjikoni para se të hidhni hapa dhe pasojat do jenë të rënda. Puna ka për të ecur mirë, por nuk duhet ta teproni shumë me ngarkesën.

Ujori

Këtë muaj duhet të bëni më shumë përpjekje për të vendosur qetësinë dhe harmoninë në familje, në shoqëri apo edhe në jetën tuaj në çift. Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojini gabimet. Nëse jeni në një lidhje, gjysmën e muajit do kenë një marrëdhënie të tensionuar dhe stresuese, ndërsa më pas atmosfera do bëhet interesante dhe herë pas here nuk do mungojnë surprizat. Për ju beqarët është muaji ideal për të kërkuar dashurinë. Bëni çdo gjë që do e mendoni të arsyeshme. Shëndeti do ketë shqetësime të vogla që do vijnë si pasojë e lodhjes në punë, por asgjë për t’u alarmuar. Në planin financiar merrni masa strikte dhe pranoni mbështetjen e disa miqve të vjetër. Në punë do doni të jeni gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe pa dashje mund të bëni edhe gabime.

Peshqit

Gjatë këtij muaji do keni shumë polemika dhe shpesh nuk do dini çfarë hapash të hidhni. E mira është që në çdo rast të bini në konsensus me të tjerët. Nëse keni një lidhje, jeta sentimentale, për fat të mirë, nuk do preket aspak nga problemet familjare. Në përgjithësi ambienti do jetë i ngrohtë dhe emocionet nuk do shuhen. Edhe ju beqarët do kaloni momente të veçanta me disa persona të rinj që do takoni. Java e fundit mund të ketë edhe të reja. Gjendja shëndetësore herë pas here do lërë për të dëshiruar. Do ndiheni pa fuqi dhe do keni nevojë vitamina dhe karbohidrate. Financat do jenë të mira, jo për shkak të maturisë tuaj, por për shkak të zemërgjerësisë së yjeve që do ju ndihmojnë së tepërmi. Punës nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur dhe kjo do jetë në demin tuaj. Disa kolegë që mezi po e prisnin këtë mundësi do përfitojnë.