AktualitetPolitikëTë fundit

Gjonaj ikën nga Drejtësia: Dhashë rezultate sinjifikative, i uroj sukses Manjës!

Etilda Gjonaj nuk do të jetë më në qeverinë “Rama 3”. Pas katër vitesh në krye të ministrisë së Drejtësie, Gjonaj është caktuar nga Rama në qeverinë mandati të tretë si sekretare për rolin e gruas. Në një intervistë për Report Tv, Gjonaj tha se ka bërë punë sinjifikative në krye të dikasterit të drejtësisë dhe se beson se punët e nisura do të çohen para nga pasuesi i saj Ulsi Manja.

“Në 4 vite në krye të drejtësisë jam munduar të jap maksimumin tim dhe besoj se falë mbështetjes që kamë marrë kemi arritur rezultate sinjifikative që do të çohen para nga Ulsi Manja. Besoj se një ministre me një mandat të plotë është i mjaftueshëm dhe besoj se kjo është një kohë e mjaftueshme në krye të dikasterit. Unë i uroj suksese Ulsi Manjës dhe kam bindjen se do të çojë para të gjitha projektet e nisura”, tha Gjonaj për Report Tv.

 

Fraksion.com