AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Fantazi serbe për largimin e SHBA nga Kosova

Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani ka shkaktuar satisfaksion të hapur në Serbi, ku ndërkohë disa politikanë fantazojnë për një largim të ngjashëm të trupave amerikane edhe nga Kosova, shkruan “Die Presse”.

Prej javësh gjendja kaotike në Afganistan pas marrjes rrufeshëm të pushtetit nga talibanët është në fokus të mediave botërore. Shumë vende u detyuran në aksione urgjente shpëtimi të tërhiqnin punonjësit e tyre dhe forcat lokale nga Afganistani. Ndërkohë misioni i shpëtimit ushtarak nga SHBA dhe vendet e tjera ka përfunduar. 31 gusht ishte dita e fundit.

Por tërheqja përfundimtare e trupave amerikane ka bërë që diku tjetër kjo të pritet me kënaqësi, madje edhe të fantazohet me zë të lartë si në Serbi për një tërheqje të SHBA-së nga Kosova. Në një artikull të gazetës së njohur austriake “Die Presse” vihen në fokus pikërisht këto ëndërrime të politikanëve serbë. Dështimi i SHBA në Afganistan ka shkaktuar satisfaksion të hapur në Serbi, shkruan “Die Presse”.

Ivica Dacic I serbischer AußenministerIvica Daçiq

Kreu i parlamentit serb dhe ish-kryeministri, Ivica Daçiq thotë, se që nga ardhja e SHBA në Afganistan u rrit me 100% prodhimi i heroinës. “Luftën e Kosovës të vitit 1999 dhe bombardimin e Serbisë nga NATO nuk e kanë harruar pushtembajtësit e sotëm serbë: disa prej tyre si Daçiq apo kreu i sotëm i shtetit, Aleksandar Vuçiq kanë mbajtur poste të larta atëkohë. Tërheqja e menjëhershme e SHBA nga Afganistani ka bërë që madje disa politikanë qeveritarë të fantazojnë për një tërheqje të mundshme të fuqisë së padëshiruar botërore edhe nga Kosova”, shkruan “Die Presse”.

Bush in KosovoPresidenti Bush në Kosovë, 24 korrik 2001

Gazeta i referohet edhe politikanit serb të SPS-së, Veljko Odalovic, që është shprehur se “kudo ku kanë qenë në botë amerikanët e kanë lënë atë vend”. Sipas Odalovic edhe “Prishtina duhet ta kuptojë, se nga ana e SHBA nuk ka mbështetje të përgjithmontë dhe pa kushte.”

20. Jahrestag des Beitritts der NATO zum KosovoIsh-presidenti amerikan, Bill Clinton, me ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright dhe ish-komandantin e NATO-s, Wesley Clark gjatë festimeve të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë

Vërtet që pas luftës së Kosovës, prezenca e trupave ndërkombëtare të K-FOR-it është reduktuar, nga 50.000 ushtarë që ishin në fillim, në 3578 aktualisht. SHBA ka tani në Kosovë kontigjentin e dytë prej 624 ushtarësh, por aktualisht opcioni i largimit të SHBA nuk shihet si realist në plan afatshkurtër. “Die Presse” shkruan se “megjithëse mbyllja e bazës ushtarake Camp Bondsteel, jo larg Ferizajt është tematizuar rregullisht nga diplomatë amerikane dhe politikanë, ëndrrat serbe për një tërheqje të plotë të SHBA nga Kosova duken jo realiste.”

Por në plan afatshkurtër, shkruan “Die Presse”, barakat bosh të Bondsteel mund të mbushen me afganë, ish-punonjës të ushtrisë amerikanë në Afganistan. Kontigjenti i parë në Kosovë ndërkohë ka mbërritur. Për Kosovën prania e SHBA është garanci për sigurinë e saj dhe shtetësinë, që nuk njihet ende nga Beogradi./DW

 

Fraksion.com