U la jashtë Kryesisë, Kadilli ironizon Bashën: Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë
Fatbardh Kadilli ishte një nga emrat kritikë që u la jashtë Kryesisë së PDpërmes procesit të votimit nga demokratët. Lënia jashtë e tij nuk ishte e paritur, pasi Basha gjithmonë ka ‘këputur’ kokat e atyre që kanë guxuar të ngrenë zërin ndryshe apo t’i kundërvihen atij. Vetë Kadilli ka reaguar me ironi ndaj këtij votimi, duke e cilësuar si një vendim jo rastësor, ndërsa sjelljen e Bashës e krahason me një lojë ‘luftash’ në filmat për fëmijë.
“Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë. Ngjashmëria me filmin për fëmijë që bëjnë lojë luftash nuk është rastësore”, shkruan Kadilli në Facebook.
Partia Demokratike zgjodhi 15 anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së, ku u vu re jo vetëm largimi i zërave kritikë si Fatbardh Kadilli apo Agron Shehaj, por edhe e shumë figurave që kanë qenë në qendër të PD dhe mbështetës të fortë të Berishës. Pra përtej largimit të zërave kritikë, në fakt demokratët kanë dhënë edhe mesazh të qartë për kryedemokratin se duan spastrim të partisë dhe aq më tepër nga ata që kanë qenë krahu i djathtë i Berishës si Jamarbër Malltezi, Çlirim Gjata, Xhelal Mziu, Tritan Shehu etj.
Fraksion.com