Turqia do të ndërtojë seli të re për Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat e armatosura
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se vendi do të mbledhë në një ndërtesë të vetme të teknologjisë të lartë Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, Shtabin e Përgjithshëm dhe tre degët e ushtrisë së saj.
Duke folur në ceremoninë e hedhjes së gurthemelit të ndërtesës “Gjysmëhëna dhe ylli” në kryeqytetin Ankara, Erdoğan tha se kompleksi jo vetëm që do të pajiset me teknologjinë më të re, por gjithashtu do të ndërtohet në një mënyrë që është e ndjeshme ndaj mjedisit.
Erdoğan vuri në dukje se kompleksi do të ndërtohej në afërsisht 12,6 kilometra katrorë, duke përfshirë një zonë të brendshme prej 890.000 metra katrorë dhe do të shërbente deri në 15.000 pjesëtarë të personelit.
“Ne do të ndërtojmë një strukturë që shti frikë tek armiqtë dhe besimin tek miqtë”, tha ai, duke shtuar se kampusi do të ishte gati deri më 19 maj 2023.
Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, i cili gjithashtu i pranishëm në ngjarje, tha se ushtria turke ishte një nga forcat kryesore të armatosura në botë dhe se kompleksi, pasi të përfundonte, do të ishte një mjet për të përmbushur nevojat e ushtrisë.
Akar tha se roli dhe ndikimi ndërkombëtar i Turqisë po rritej dhe se ajo monitoron nga afër të gjitha rreziqet dhe kërcënimet, duke marrë masa me iniciativën e saj dhe duke mbikëqyrur përpjekjet kundër terrorizmit me organizatat terroriste siç janë YPG/PKK, DEASH, si dhe Organizata Terroriste FETO, e cila qëndron pas grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016 në vend./AA
Fraksion.com