AktualitetPolitikëTë fundit

Përfundon në mesnatë numërimi i fletëve të votimit; Zgjidhen 15 anëtarët e kryesisë së PD-së

Ka përfunduar në mesnatë, numërimi i fletëve të votimit në Partine Demokratike, nga ku kanë dalë edhe 15 emrat më të votuar, që tashmë janë edhe anëtarët e rinj të Kryesisë së Partisë.

Emrat fitues

-Gert Bogdani

-Agron Gjekmarkaj

-Tomorr Alizoti

-Ervin Salianji

-Flamur Noka

-Oerd Bylykbashi

-Kreshnik Collaku

-Aldo Bumci

-Fitim Zekthi

-Gent Strazimiri

-Oriola Pampuri

-Dhurata Cupi

-Juela Hamati

-Taulanta Jaupi

-Lindita Metaliaj

Jashtë kryesisë ka mbetur,  Jamarbër Malltezi, Fatbardh Kadilli, Enno Bozdo dhe Agron Shehaj. Kujtojmë se Kadilli dhe Shehaj, kritikë të Bashës, ishin kandidatë për kryetarë partie në zgjedhjet e 13 qershorit por fitoren e mori sërish Lulzim Basha.

Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi pas humbjes duket se janë angazhuar ne problemet e partisë. Pas 25 Prillit PD-LSI u përballen me një valë largimesh. Rrjedhja më e madhe u shënuan në radhët e demokratëve, ndërsa hemorragjia vijoi edhe tek forca e dytë e opozitës. LSI i druhej një dezertimit të Luan Ramës gjatë zgjedhjeve, por largimi i tij ndodhi më pas tyre. Zëvendës kryetarit të LSI iu deshën 4 muaj reflektin për të dalë në konkluzionin se dikush duhet te mbaje përgjegjësi për humbjen e thellë. Ai mbi supe mori rezultatin zhgënjyes në zonën që drejtoi, Vlorën duke hequr dore nga çdo funksion politik në parti.

 

Fraksion.com