AktualitetBota+Të fundit

Pamje tronditëse nga Afganistani, Talebanët xhiro me helikopterin amerikan ku kanë varur një person

Pamje tronditëse janë publikuar nga Afganistani, që tregojnë talebanët teksa fluturojnë me helikopterin amerikan ‘Black Hawk’, poshtë të cilit kanë varur me litar një person. Momentet e tmerrit u kapën në provincën e Kandaharit.

Sipas mediave ndërkombëtare, nuk është e qartë nëse njeriu i varur është gjallë. ‘New York Post, teksa citon disa gazetarë, thotë se ai u vra nga talebanët dhe më pas u var në helikopterin që fluturoi mbi qytet.

Ka dyshime se personi mund të jetë një përkthyes amerikan i ekzekutuar nga talebanët, megjithatë ende asgjë nuk është konfirmuar.

Sipas mediave ndërkombëtare, nuk është e qartë nëse njeriu i varur është gjallë. Gazetarët e cituar nga “Nypost” thonë se ai u vra nga talebanët dhe më pas u var në helikopterin që fluturoi mbi qytet duke shkaktuar frikë dhe terror te qytetarët.

 

Talebanët varën një njeri, i cili thuhet se ishte një përkthyes i amerikanëve, nga një helikopter amerikan “Black Hawk”. Helikopterët e mbetur në Afganistan do të përdoren në këtë mënyrë tani e tutje” shkroi një reporter i televizionit indian.

Sidoqoftë, një tjetër person duke iu përgjigjur gazetarit, postoi videon nga një kënd tjetër, në të cilën, siç pretendon ai, burri shihet duke shtrënguar dorën.