AktualitetPolitikëTë fundit

“Nën hijen e Ballkanit të Hapur”; Vuçiç poston foton krah Ramës dhe Zaevit në Slloveni: Mirësevini miq të dashur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka takuar Aleksandar Vuçiç dhe Zoran Zaev në Slloveni. Liderët janë bërë bashkë në kuadër të Forumit Bled.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka postuar një foto krah kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të  Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Takimi i tyre është bërë në Ljubljanë në Slloveni në prag të takimit për Forumin Strategjik të Bledit që zhvillohet më 1 dhe 2 shtator.

Teksa i cilëson Ramën dhe Zaev si miq të dashur, Vuçiç shkruan se ky forum po zhvillohet nën hijen e nismës “Ballkani i Hapur”

“Forumi i Bledit nën hijen e Ballkanit të Hapur. Mirësevini miq të dashur” – shkruan Vuçiç.

 

Fraksion.com