AktualitetTë fundit

“U gjet brenda “shtëpisë së barit” me vlerë 1 mln paundë”; Arrestohet shqiptari në Britani: Doja të ndihmoja prindërit e sëmurë ,

Policia britanike ka bastisur një fermë kanabisi, brenda së cilës ka gjetur një shqiptar i quajtur Jetnor Cuka.

48-vjeçari kishte hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe dhe kujdesej për 1.310 bimë kanabis, vlera e të cilës nëse hidhej në treg do të ishte diku te 626 mijë paundë, ndërsa prodhimi i mëvonshëm do të shtonte edhe 500 mijë paundë të tjera. Sipas mediave angleze, shqiptari, nuk kishte marrë asnjë pagesë për shërbimin e bërë.

Avokati i tij, ka thënë para gjykatësve se Cuka është mashtruar nga bandat. Ai nuk rezultonte me precedent të mëparshëm penal, e kështu, është burgosur për 16 muaj, nga të cilat do të bëjë vetëm 12.

 

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com