SHBA, takim me aleatët për Afganistanin
Ministrat e Jashtëm të disa vendeve do të takohen sot virtualisht për të diskutuar politikën ndaj Afganistant, bëri të ditur Departamenti amerikan i Shtetit.
Takimi vjen një ditë para se forcat ndërkombëtare të përfundojnë tërheqjen nga Afganistani, pas 20 vjetësh prani.
Ky vend ka rënë tashmë nën kontrollin e talibanëve – grup militant islamik.
SHBA-ja do të jetë nikoqire e “partnerëve kyçë” në takimin virtual, tha përmes një deklarate Departamenti amerikan i Shtetit.
“Pjesëmarrësit do të diskutojnë një qasje të përafërt gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim”, thuhet në deklaratë.
Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësues nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Mbretëria e Bashkuar, Katari, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të flasë për përpjekjet e evakuimit gjatë dy javëve të fundit dhe për rrugën përpara, thuhet po ashtu në deklaratën e Departamentit të Shtetit.
Fraksion.com