AktualitetTë fundit

Irani emëron udhëheqës të ri të agjencisë bërthamore

Presidenti i ri i Iranit, Ebrahim Raisi, emëroi një udhëheqës të ri në krye të agjencisë bërthamore të vendit.

Media shtetërore raportoi se Mohammad Eslami, i cili më herët ka shërbyer si ministër i Strehimit dhe Transportit, do të drejtojë Organizatën Civile të Energjisë Bërthamore të Iranit.

Ai do të zëvendësojë shkencëtarin Ali Akbar Salehi, i cili ka luajtur rol vendimtar në arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me fuqitë botërore, në vitin 2015.

Me këtë marrëveshje, Irani ka kufizuar aktivitetin e tij bërthamor, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Marrëveshja, megjithatë, është lëkundur, pas tërheqjes së SHBA-së prej saj, në vitin 2018.

Bisedimet për shpërtimin e saj pritet të rinisin në shtator, pas disa rundesh të dështuara.

Bisedimet përfshijnë përfaqësues të vendeve që kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore me Iranin: Kinës, Francës, Rusisë, Britanisë dhe Gjermanisë.

Shtetet e Bashkuara marrin pjesë në bisedime me ndërmjetësimin evropian.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor ka synime paqësore, por fuqitë e huaja druajnë se ai synon krijimin e bombës atomike.

Eslami, inxhinier i trajnuar në SHBA, ka lidhje me industrinë ushtarake të Iranit.

Ai ka shërbyer si zëvendësministër në departamentin e kërkimeve të Ministrisë së Mbrojtjes./rel

 

Fraksion.com