AktualitetTë fundit

Koronavirusi në Shqipëri: 905 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, 3 humbje jete

 Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kanë rezultuar 905 të infektuar nga 4063 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Ndërkohë kanë humbur jetën 3 persona,  dy qytetarë nga Tirana të moshave 58-67 vjeç dhe një qytetar 81 vjeç nga Elbasani. Sa i takon infektimeve, vatra kryesore mbetet Tirana me 200 raste, më pas vijojnë 158 raste në Shkodër, 43 në Durrës, 39 në Korçë, 36 në Kavajë, nga 33 raste në Vau i Dejës, Vlorë, nga 26 raste në Sarandë, Krujë, 25 në Fier, 22 në Elbasan, 19 në Kurbin, nga 17 raste në Malësi e Madhe, Lezhë, Kamëz, 16 në Lushnje, nga 14 raste në Berat, Kolonjë, 10 në Bulqizë, nga 9 raste në Prrenjas, Peqin, Himarë, nga 7 raste në Pukë, Mat, Divjakë, nga 6 raste në Gramsh, Cerrik, Dimal, Gjirokastër, Tropojë, nga 5 raste në Mallakastër, Memaliaj, Pogradec, nga 4 raste në Këlcyrë, Selenicë, Rrogozhinë, Kukës, nga 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Dibër, Patos, Kuçovë, nga 2 raste në Librazhd, Belsh, Skrapar, Devoll, Vorë, nga 1 rast në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq.

Aktualisht janë 8866 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 347 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132,723 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (28 Gusht 2021)

Raste të reja ditore – 905

Të shëruar në 24 orë – 347

Të shtruar në spitale – 96

Humbje jete në 24 orë – 3

Testime ditore – 4063

Testime totale – 1,030,132

Raste pozitive – 144,079

Raste të shëruara  – 132,723

Raste Aktive – 8866

Humbje jete  – 2,490

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë – 3244

Shkodër – 1597

Vlorë – 791

Fier – 685

Durrës – 651

Lezhë – 441

Elbasan – 414

Berat – 296

Gjirokastër – 254

Korçë – 221

Kukës – 137

Dibër – 135

 

Fraksion.com