AktualitetBota+Të fundit

Në Rusi, katër milionë hektarë të djegura prej zjarreve

Agjencia ruse e pyjeve raportoi se situata e zjarreve pyjore në vend po lehtësohej, megjithëse kishte ende 177 zjarre që digjeshin në një sipërfaqe prej rreth gjysmë milioni hektarë.

Në kulmin e kësaj vere, zjarret dogjën më shumë se 4 milion hektarë njëkohësisht, të nxitur nga thatësira dhe temperaturat e larta.

Më shumë se 9 000 njerëz ishin ende duke luftuar me flakët me mbështetjen e 33 avionëve të zjarrfikësve, theksuan autoritetet.

Sipas autoriteteve lokale, shërbimet e urgjencës po presin shirita më të gjerë zjarri për të parandaluar përhapjen e flakëve më tej.

 

Fraksion.com