AktualitetBota+Të fundit

Të vdekur pas sulmit në Kabul

Pas dy shpërthimesh në aeroportin e Kabulit flitet për disa të vdekur. Ndërkohë u nis edhe avioni i fundit i evakuimit i Bundeswehrit nga Kabuli. E hapur mbetet, si do të kryhen evakuimet pas 31 gushtit? 

Gjendja në aeroportin e Kabulit pas shpërthimeve me disa viktima në njerëz është kaotike. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby shkroi në twitter, se një nga shpërthimet ka ndodhur në Portën Abbey të aeroportit. Ka pasur edhe një shpërthim tjetër në afërsi të hotelit Baron, jo larg prej aty. Për shkak të “sulmit kompleks” nuk dihet numri i viktimate dhe të plagosurve. Mes tyre ndodhen edhe amerikanë. Sipas një zëdhënësi të talibanëve radikalë-islamistë kanë humbur jetën të paktën 13 vetë. Mes tyre edhe fëmijë e disa roje talibane. Edhe Bundeswehri e konfirmoi sulmin që është kryer nga jashtë aeroportit.

Ndërkohë avioni i fundit i Bundeswehrit u nis nga Kabuli të enjten drejt kryeqytetit uzbek, Tashkent, që është qendra e misionit të shpëtimit. Sipas Bundeswehrit janë nxjerrë nga Afganistani më shumë se 5200 vetë, 4200 afganë dhe 505 qytetarë  gjermanë. Kancelarja Merkel e ndërpreu një vizitë të planifikuar në Izrael, për shkak të gjendjes në Afganistan, bëri të ditur zëdhënësi i saj, Steffen Seibert.

Afghanistan | Kabul Airport Explosion

Paralajmërime për terror ishin shtuar të enjten

Gjendja në aeroportin e Kabulit, kishte ditë që po ashpërsohej. Ambasada gjermane në Afganistan dhe vende të tjera kishin paralajmëruar nga rreziku i terrorit rreth aeroportit të Kabulit. Për shkak të rrezikut të sigurisë para portave të aeroportit të Kabulit, ne i këshillojmë qytetarët amerikanë të mos vijnë në aeroport dhe të mënjanojnë portat e aeroportit. Qytetarët amerikanë, që ndërkohë gjenden në Abbey Gate, East Gate oder North Gate duhet ta lenë “menjëherë” këtë territor kishte paralajmëruar ambasada amerikane. Edhe qeveria britanike u kishte kërkuar qytetarëve të saj të shkojnë në një vend të sigurtë dhe të presin për udhëzime të tjera.

Bundeswehri kishte raportuar që të martën, se gjithnjë e më shumë atentatorë vetëvrasës të organizatës terroriste “Shteti Islamik” po lëvizin në Kabul. Edhe presidenti amerikan, Joe Biden ishte shprehur pak a shumë kështu. Praktikisht përditë ka përpjekje nga dega lokale e IS-it për të sulmuar aeroportin, deklaroi ai. Milicia terroriste është “armike e deklaruar” edhe e talibanëve militantë islamistë.

Afghanistan | Evakuierungsflüge vom Flughafen Kabul

Mundësi civile evakuimi

Qeveria gjermane shpreson që të negociojë me talibanët radikalë-islamikë mundësi civile të evakuimit nga Afganistani, edhe pas përfundimit të urës së shpëtimit nga ajri. Minstri i Shtetit në Ministrinë e Jashtme gjermane, Niels Annen, (SPD) u shpreh për gazetat “Funke Mediengruppe” të enjten, se është “për të ardhur keq që nuk mund ta vazhdojmë më urën nga ajri.” Por sipas Annen, “qeveria gjermane që nga fillimi i evakuimit ka kërkuar në disa nivele për zgjidhje paralelisht me urën nga ajri.” Për këtë jemi në bisedime me talibanët në Doha dhe vendet fqinje të Afganistanit, si Pakistani për të vazhduar evakuimet në bazë civile edhe pas 31 gushtit, tha ai.

SHBA ndërkohë i qëndron tërheqjes së trupave deri më 31 gusht, që nënkupton edhe fundin e fluturimeve të ushtrisë gjermane. Turqia ka filluar të tërheqë trupat nga Afganistani. Më parë ishte thënë, se trupat turke do të sigurojnë aeroportin e Kabulit edhe përtej misionit të NATO-s. Nuk dihet ende saktë, nëse njerëzit mund të udhëtojnë nga aeroporti i Kabulit edhe pas datës 31 gusht. Talibanët kanë siguruar, se do të mundësojnë largimin në siguri të njerëzve edhe përtej 31 gushtit, tha Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Edhe sipas të dhënave të qeverisë gjermane, talibanët kanë premtuar se do të lejojnë largimin e afganëve pas 31 gushtit. Por realiteti do të duket pas kësaj date./DW

 

Fraksion.com