Sulmi në Kabul; Stoltenberg: Prioritet evakumi i sa më shumë njerëzve dhe sa më shpejt
Sekretari i Përgjithshëm i NATO -s, Jens Stoltenberg, ka reaguar ndaj ngjarjeve që po ndodhin në aeroportin e Kabulit.
Me një postim në Twitter ai ka dënuar sulmin, ndërsa shtoi se prioritet është evakuimi i sa më shumë njerëzve sa më shpejt të jetë e mundur.
“Unë dënoj ashpër sulmin e tmerrshëm terrorist jashtë aeroportit të Kabulit. Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit dhe të dashurit e tyre. Prioriteti ynë mbetet të evakuojmë sa më shumë njerëz në vend të sigurisë sa më shpejt të jetë e mundur”.
Fraksion.com