AktualitetPolitikëTë fundit

Sulmi në aeroportin e Kabulit, Xhaçka: Të përkushtuar për të garantuar jetën e aleatëve tanë afganë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xahçka dënoi sot sulmin terrorist në aeroportin e Kabulit.

Xhaçka theksoi se, Shqipëria mbetet e përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e të gjithë aleatëve tanë afganë.

“Dënoj me fjalët më të ashpra sulmin e tmerrshëm terrorist në aeroportin e Kabulit”, u shpreh Xhaçka në reagimin e saj.

“Zemrat dhe lutjet tona janë për të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre. Ne mbetemi të përkushtuar për të garantuar jetën dhe sigurinë e të gjithë aleatëve tanë afganë”, tha Xhaçka.

Të paktën 60 persona janë vrarë dhe 140 janë plagosur në sulmin kamikaz në aeroportin e Kabulit, sipas raportimeve nga “Wall Street Journal”.

 

Fraksion.com