Aksident në “Qafë Muzinë”: Furgoni bie në greminë, 5 pasagjerë të vdekur
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të enjte në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë.
Sipas informacioneve të siguruara mësohet se një furgon që udhëtonte nga Saranda drejt Gjirokastrës është përplasur me një mjet tip “Land Rover”.
Mësohet se mjeti me pasagjerë me drejtues të identifikuar si Bardhi Porda ka dalë nga rruga në qafën e Muzinës duke përfunduar në greminë, nga rreth 20 metra lartësi.
Si pasojë e aksidentit të rëndë pesë personat që ndodheshin në mjet kanë humbur jetën.
Disa persona janë transportuar për në spitalin e Gjirokastrës, ndërsa në vendngjarje po punohet për të nxjerrë persona të tjerë që janë të bllokuar në automjet.
Njoftimi i policisë:
Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P.
Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën 45 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Fraksion.com