AktualitetTë fundit

22-vjeçarja shkaktoi aksidentin tragjik me “Lande Rover-in” e marrë me qira; Identifikohet edhe vajza që u nxor e gjallë

Ka përfunduar aksioni i nxjerrjes së trupave nga furgoni, që ra në greminë në Qafë Muzinë, duke iu marrë jetën pesë personave, ndërsa është nxjerrë e gjallë një vajzë.

Shoferja e Land Rover-it, Rexhina Çelhaka, rreth 25-vjeç, nuk mendoi se shpejtësia me të cilën po lëvizte do të shkaktonte vdekjen e pesë personave në Qafë Muzinë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 të ditës së sotme, kur e reja po udhëtonte drejt Sarandës, ndërsa mësohet se 22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira.

Për pasojë gjetën vdekjen 4 pasagjerë dhe shoferi i linjës Tiranë-Sarandë, i identifikuar si Bardhi Proda 51-vjeç, ndërsa ka shpëtuar për mrekulli një vajzë e re, Greta Kaberdini, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Vajzat të cilat udhëtonin me mjetin ‘Land Rover’ , drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane të identifikuara si Ana Cascalvilla, e datëlindjes 1998, dhe Xhulia Parini, e datëlindjes 1999, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që policia ka nisur ekspertizën.

Duhet përmendur fakti se, në rrugë mungon sinjalistike horizontale, vija ndarëse nuk dallohet dhe nuk kishte as bordurë anësore të rrugës në vendin ku është shembur furgoni.

Ekspertët dyshojnë edhe për mundësinë e një parakalimi të gabuar prej drejtueses së Land Roverit që mendohet se ishte me marsh të katërt.

Viktima të aksidentit janë dy gra dhe tre burra, ku janë identifikuar shoferi i mjetit, Bardhi Proda, dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari.

 

Fraksion.com