AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan  Memorandum të Mirëkuptimit në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

“Një hap i rëndësishëm në përforcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kësaj here përmes Memorandumit të Mirëkuptimit në luftën e përbashkët kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore”, shkruan kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.

“Shqipëria radhitet në krah të SHBA për një qëllim madhor, atë të ruajtjes së trashëgimisë kulturore”, thekson Rama, i cili ka publikuar edhe një video gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit nga Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit në detyrë, Matthew Lussenhop në Uashington D.C.

“Bashkë në luftën kundër trafikimit të objekteve të trashëgimisë kulturore. Fillimi i një bashkëpunimi që do të pasojë nga një plan masash.  Qeveria shqiptare, angazhim të plotë për të qenë partner i denjë në këtë nismë”, theksohet në videon e publikuar nga Rama.

Ministrja e Kulturës Elva Margariti dhe ndihmëssekretari i Shtetit në detyrë Matthew Lussenhop u takuan në Uashington D.C. për të firmosur një Marrëveshje Mirëkuptimi në lidhje me vendosjen e kufizimeve në importin e kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë.

 

Fraksion.com