AktualitetTë fundit

Koronavirusi në Shqipëri: 800 raste të reja në 24 orët e fundit, 2 humbje jete

Shënohet një rekord rastesh të reja me COVID-19, të cilat janë regjistruar vetëm kur vendi ynë ka regjistruar kulmin e pandemisë. 800 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, të cilat kanë ardhur si rezultat i 5018 testimeve të kryerja. Rritja e rasteve të reja është parë nga ekspertët si reflektim i mbërritjes së variantit Delta të COVID, teksa  është vënë re edhe një rritje të të shtruarve në spitalin Infektiv, të vetmin spital COVID në vendin tonë. Aktualisht te Infektivi janë të shtruar 90 nga 120 shtretër që është kapaciteti maksimal i Infektivit.

Betejën me këtë virus e kanë humbur 2 persona, një qytetar 62 vjeç nga Lezha dhe një qytetar 72 vjeç nga Saranda duke e çuar në total numrin e viktimave në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në 2480. Nga ana tjetër, aktualisht janë 6433 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, shifër e cila ka pësuar sërish një rritje krahasuar me pak javë më parë. Teksa numri i rasteve të reja vijon të pësojë rritje nga dita në ditë, nuk ndodh e njëjta gjë me numrin e të shëruave. Sot janë shëruar 157 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,608 që nga fillimi i epidemisë.

Nisur nga rritja e numrit të rasteve, ekspertët vënë theksin në vaksinimin e qytetarëve dhe që të shfrytëzohen ditët që janë të hapura për vaksinimin masiv për mbi 18-vjeç i cili do të vijojë edhe përgjatë shtatorit.

Shperndarja e rateve te reja

160 raste në Tiranë, 134 në Shkodër, 53 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Lezhë, 38 në Fier, 36 në Berat, 33 në Kamëz, 30 në Sarandë, 29 në Kavajë, 25 në Lushnje, 24 në Elbasan, 18 në Vau i Dejës, 14 në Malësi e Madhe, 13 në Gramsh, nga 9 raste në Kukës, Krujë, Gjirokastër, 8 në Kurbin, nga 6 raste në Korçë, Pogradec, nga 5 raste ne Peqin, Mat, nga 4 raste në Mallakastër, Libohovë, Tepelenë, nga 3 raste në Kuçovë, Përmet, Himarë, Divjakë, Roskovec, Has, nga 2 raste në Mirditë, Vorë, Delvinë, Këlcyrë, Devoll, Dimal, Librazhd, Prrenjas, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Maliq, Patos, Dibër, Rrogozhinë.

Statistika 24 gusht (2021)

Raste të reja ditore    800
Të shëruar në 24 orë 157
Të shtruar në spitale  90
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore    5018

Testime totale   1,005,541

Raste pozitive 140,521
Raste të shëruara  131,608
Raste Aktive    6433
Humbje jete   2,480

Shperndarja gjeografike e rateve aktive sipas qarqeve

Tiranë  2441
Shkodër  1079
Vlorë  600
Fier  525
Durrës   415
Lezhë   320
Elbasan  304
Berat  241
Gjirokastër  195
Korçë 150
Kukës  93
Dibër  70

 

Fraksion.com