AktualitetBota+Të fundit

Ujë me kripë në vend të vaksinës: Akuzohet infermierja

Se sa injeksione me ujë me kripë ka dhënë një infermiere në qarkun Friesland në Gjermani nuk dihet. Avokati i saj kundërshton publikimet në media, ndërkohë 2000 janë regjistruar për vaksinim pasues.

Së fundmi u bë e ditur se dyshohet, se mijëra vetë, më shumë se mendohej, në pranverë kanë marrë ujë me kripë kur janë vaksinuar e jo vaksinën e vërtetë në Schortens, Saksoninë e Poshtme. Një infermiere me gjasë ka mbushur ampulat me ujë me kripë e jo me vaksinën. Agjencia e lajmeve dpa, duke iu referuar të dhënave të qarkut Friedland shkruan, se skandali mund të prekë 8557 vetë, që nga 5 marsi deri në 20 prill kanë marrë vaksinën dhe që duhet të rivaksinohen. Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë në Hanover u shpreh për mediat se “qytetaret e qytetarët reagojnë shumë të përmbajtur.” Nuk ka të dhëna, thuhet, se si pasojë e dhënies së ujit me kripë të ketë pasur raste të rënda të sëmundjes me Covid-19. Të premten do të fillohet me vaksinimet pasuese dhe ndërkohë 2000 vetë janë regjistruar për të marrë tanimë vaksinën e duhur.

Infermierja pas bërjes së ditur të akuzave të tjera ka folur vetëm përmes avokatit të saj. Ky i fundit ka kundërshtuar të dhënat e deritanishme nga policia dhe qarku i landit. “E pasaktë është, se përmes sjelljes së mandantes sonë janë dhënë ndonjëherë vaksina që përbëheshin vetëm nga ujë me kripë”, tha avokati Christoph Klatt të enjtën për shërbimin evangjelist të shtypit, epd. Në vend të kësaj, infermierja është përpjekur të zëvendësojë ampulën e thyer duke i mbushur me pjesë të mbetura nga ampulat e tjera.”40 vjeçarja akuzohet se të paktën në 6 raste në qendrën e vaksinimit Schortens Roffhausen ka zëvendësuar vaksinën me ujë me kripë.

Si arsye infermierja u ka thënë hetuesve, se asaj i është thyer një ampulë me vaksinë, dhe nga frika e humbjes së vendit të punës e ka mbushur atë me ujë me kripë. Por të martën qarku i landit bëri të ditur, se hetuesit nuk përjashtojnë që infermierja ta ketë bërë këtë në mjaft raste dhe për këtë arsye duhet të rivaksinohen 8.500 vetë. Por avokati i infermieres e kundërshton këtë. “Mandantja jonë nuk veproi as nga ndonjë motiv politik dhe as nuk u ka dhënë vetëm ujë me kripë atyre që donin të vaksinoheshin.”

 

Fraksion.com