Tentativa e arratisjes tek 313, pezullohen nga puna 6 efektivë. Dyshohet se kishin bashkëpunëtor zyrtarë ose shefa policie
Gjashtë policë janë pezulluar nga detyra për tentativën e arratisjes në burgun 313, 5 ditë më parë.
Gëzim Ramushi, Sajmir Shahini, Bashkim Muca, Oldi Myzyri, Redion Maloku dhe Edmon Prenga dyshohet se me veprimet apo mosveprimet e tyre kanë kontribuar në planin e arratisjes. Dyshimet janë ngritur nga Prokuroria e Tiranës teksa hetimi vijon.
Ishin Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele tre protagonistët e planit të arratisjes. Çepele preu damarët për të tërhequr vëmendjen teksa menjëherë Çekaj dhe Pjetri nisën zbatimin e planit duke vënë në punë një çengel hekuri dhe disa çarçafë të improvizuar si litarë.
Plani i tyre ra pasi u kapën dhe u arrestuan pa mundur ta çonin deri në fund planin. Rezulton se ata goditën e dhunuan edhe policë të cilët u përpoqën ti ndalonin.
Në rrëfimet e tyre, fajin e arratisjes e mori përsipër Pjetri, Çepele ka thënë se nuk kishte dijeni kurse Çekaj theksoi se e ndoqi Pjetrin, por më pas u kthjellua dhe nuk vijoi vetë.
Ndërkohë dyshohet se në tentativën e arratisjes përfshihen zyrtarë ose shefa policie pasi oficerët janë të ndaluar të dalin nga regjimi për të shoqëruar Lulzim Cepele, i cili preu damarët, por nuk u dërgua në spital dhe plaga nuk u konsiderua si e rrezikshme për jetën.
Pavarësisht këtij rezultati, oficerët e regjimit të brendshëm janë urdhëruar që ta çojnë në spitalin e burgut. Rregullorja është e qartë që oficerët e regjimit të brendshëm e kanë kategorikisht të ndaluar që të dalin nga ky regjim. Sa herë ka ngjarje të tilla, duhet të vijnë oficerët e DAP.
Shkelja e dytë, sipas burimeve të sigurta të Top Channel kanë të bëjnë se oficeri në portën kryesore të 313 rezulton se nuk ka qenë i armatosur. Ndërsa shkelja e tretë ka lidhje me efektivët e policisë me shërbim në tarracën ku kryhet ajrosja, pasi për arsye të paqarta atë ditë bëhet me dije se nuk ishin të pajisur me radio dhe kjo ka vonuar njoftimin për arratisje.
Ndërsa në pjesën perëndimore të burgut është konstatuar se në një kolonat kryesore nuk kishte një oficer që të vëzhgonte lëvizje, çka do të thotë se pavarësisht arrestimit të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit, arratisja ka patur bashkëpunëtorë ndoshta shefa të policisë së burgut që mund të kenë shkelur kushtet e sigurisë duke favorizuar arratisjen spektakolare të dy të burgosurit që u kapën nga oficerët.
Ndonëse efektivët shfaqen në kamera duke i ndjekur këmbë-këmbës të arratisurit të cilët tetë minuta me pasi u prangosen në shesh pushim, i pasqaruar mbetet edhe fakti tjetër se kush e kishte larguar më herët një zgarë hekuri që gjendej mes ambienteve të ajrimit.
Por neglizhenca kryesore lidhet me mos kontrollin e çantës që mbante Fatmir Pjetri ku ishin fshehur litarët, ashtu si edhe mos kontrolli fizik i asnjërit prej të burgosurve.
Burimet shtojnë se prokuroria po verifikon edhe tre te burgosur të tjerë përveç Cepeles, i cili improvizoi vetëvrasje, ndonëse grupi i hetimit është i bindur se detyrat e policëve në shërbim janë të caktuara qartë dhe se kjo alibi që pretendohet se shpërqendroi gjithë stafin është e vështirë për t’u provuar.
Fraksion.com