AktualitetTë fundit

Kapiten Budani ka fituar bursën prestigjioze ndërkombëtare ‘Chevening’

Ministria e Mbrojtes thotë nëpërmjet një njoftimi se kapiten Hekuran Budani është fituesi i bursës Chevening në master shkencor për Siguri Ndërkombëtare në Universitetin e Londrës për vitin akademik 2021-2022.

Chevening, është një bursë prestigjoze ndërkombëtare që jepet nga Minstria e Jashtme Britanike për “Liderët Boterorë të së Ardhmes”.

“Kapiten Budani aktualisht shërben me shumë përkushtim në Departamentin e Formimit Ushtarak si përgjegjës grupi dhe gjithashtu si pedagog pranë Akademisë së Forcave te Armatosura.

Arsimimi nëpërmjet bursës Chevening, në fushën e Sigurisë Ndërkombëtare do të jetë një vlerë e shtuar për Forcat e Armatosura, por edhe një kontribut i çmuar në ndërtimin e programeve të tjera master në Akademinë e Forcave të Armatosura.”, thotë njoftimi.

 

Fraksion.com