AktualitetPolitikëTë fundit

“Tregimi i arave të babait”; Haradinaj i përgjigjet Ramës: Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im!

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka folur lidhur  me  përplasjet që ka pasur me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, duke iu përgjigjur këtij të fundit vetëm një ditë më pas kur z Rama foli për çështjen e Kosovës.

Në një intervistë për rrjetin shtetëror RTK, kreu i AAK-së tha se bisedë të pakëndshme dy vjet më parë në Berlin ka pasur me Ramën, por jo me liderët e tjerët evropianë.

Ai tha se në Berlin nuk i mbrojti tokat e Kosovës as nga kancelarja gjermane Angela Merkeli dhe as nga presidenti francez Emmanuel Macron, por nga vëllai i tij shqiptar.

Reagimi erdhi pasi dje, Rama tha se lideri kosovar iu kundërvu krerëve të vendeve të BE, duke humbur shansin që të hiqen vizat.

“Zhgënjimi i kryeministrit Rama ose ato që ai thotë janë të pabazuara. Mendoj se në atë kohë ai ka qenë i rreshtuar gabim, pra për ndarjen e Kosovës, për hapjen e kufijve të Kosovës, sigurisht që një ide mjaft e rrezikshme për Ballkanin dhe do të na çonte në luftëra të reja. Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka mbështetur iniciativën për një Ballkan të hapur, por vetëm pasi Serbia të njohë Kosovën, për çka i ka kërkuar kryeministrit Rama dhe atyre të rajonit që presionin që Kosova që të jetë pjesë e saj, ta drejtojnë nga Serbia dhe jo nga Kosova.

Një ditë më parë duke iu përgjigjur zërave kritikë për “Ballkanin e Hapur” Edi Rama duke iu referuar Haradinajt u shpres se  “E kam jetuar në vetë të parë “tregimin e arave”, deri në pikën që një lider kosovar i’a futi në sy të Merkelit e Macronit, “mu nuk më han luli për kta!” dhe mu aty e humbi rastin historik t’ia hiqte vizat Kosovës, të cilën e bëri lolo në sytë e aleatëve të saj të pazëvendësueshëm strategjikë me marrëzira kinse patriotike“.

 

Fraksion.com