AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama publikon pamjet nga lagjja ‘Rilindja’ në Fushë-Krujë: Edhe pak muaj do të hyjnë në shtëpitë e reja 1200 banorë

Në lagjen “Rilindja” në Fushë Krujë, për pak ditë do të hyjnë në banesat e tyre të reja familjet të cilat mbetën pa shtëpi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ky kantier rindërtimi i cili është drejt përfundimit.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje mbi lagjen e re Rilindja të Fushë-Krujës, ku edhe pak muaj do të hyjnë 1,200 banorë të rinj, me kushte optimale, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Lagjet e reja, një kombinim i banesave individuale me ato kolektive, shërbimeve dhe rekreacionit do të jenë modeli i ri i zhvillimit urban të qyteteve që u goditën nga tërmeti .

Lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën.

Në kuadër të programit të rindërtimit në Fushë-Krujë po ndërtohen edhe 15 pallate me 100 apartamente.

 

Fraksion.com