AktualitetTë fundit

Vihet nën kontroll zjarri mbi tunelin e Kalimashit, zjarrfikësit shqiptarë e kosovarë vijojnë operacionin për shuarjen e flakëve

Janë vënë nën kontroll flakët mbi tunelin e Kalimashit. Zjarrfikësit nga Shqipëria dhe Kosova kanë vijuar operacionin gjatë gjithë natës për normalizimin e situatës.

Ndërkohë, vijon ende operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Kalimash.

Në ndihmë të zjarrfikësve shqiptarë erdhën mbrëmjen e kaluar edhe 34 zjarrfikës nga Kosova, të cilët morën pjesën në operacionin për shuarjen e flakëve masive.

 

Fraksion.com