AktualitetPolitikëTë fundit

“Bashkëpunimi është jetik”; Basha: Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarre

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me zjarret në Kukës ndërsa vlerësoi sakrificën e forcave ushtarake dhe civile shqiptare në përballje me zjarret.

Basha shprehu mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret.

“Mirënjohje Kosovës për ndihmën vëllazërore në betejën me zjarret! Bashkëpunimi me forcat ushtarake dhe civile të Shqipërisë, që prej ditësh po sakrifikojnë me vetëmohim e në kushtet më të rënda, është jetik për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve dhe të pasurive natyrore”, u shpreh Basha.

Fraksion.com