AktualitetTë fundit

Trafikonte kokainë në Astir; Kapet nga policët 38-vjeçari që shmangte kontrollet me badge polici false

Një 38-vjeçar është arrestuar pasi trafikonte kokainë në zonën e Astirit. Për trafikimin e kokainës 38-vjeçari i identifikuar si Anteo Guci përdorte badge fals policie për t’iu shmangur kontrolleve.

Në kuadër të operacionit “Detonatori”, policia ka ushtruar kontroll në banesën e Gucit e cila ndodhej në zonën e Astirit, ku është sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, ndezës detonatorë për granata, dy karta identifikimi policie të dyshuara të falsifikuara, 2 peshore elektronike, 1 automjet, 1 motomjet dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Guci shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Yzberisht, Pallatet Çabej e Astir kundrejt pagesës që varionin nga 3500 deri në 7000 lekë të rinj për dozë.

 

Fraksion.com