“Messi shumë pranë PSG”; Eksperti i njohur i merkatos: Zyrtarizmi çështje orësh
Ekipi francez, Paris Saint-Germain është afër nënshkrimit me Leo Messin.
Kjo është konfirmuar nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.
PSG po përgatit kontratën zyrtare deri në qershor 2023 për t’iu dorëzuar Messit dhe babait të tij Jorge në orët e ardhshme.
Messi është i gatshëm të bashkohet me PSG -në, transmeton Gazeta Express.
Neymar po tenton ta bind Messin në 24 orët e fundit.
Në PSG janë shumë të sigurt që Messi do të bashkohet me ta.
Fraksion.com