AktualitetEkonomiTë fundit

Kredi për shtëpi, bankat disbursuan 19 miliardë lekë

Për 6-mujorin 2021, sektori bankar në vend ka disbursuar 19 miliardë lekë ose rreth 155 milionë euro kredi të reja për blerje shtëpie.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se, vlera e disbursimeve të reja (kredi për shtëpi) është rritur me 88%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, për 6-mujorin 2021, 60% e kredisë së re për blerjen e banesave u dha në lekë duke përmbysur kështu trendin e kredisë në valutë.

Vitet e fundit ulja e normave të interesit për lekun po nxit kredi dhënien në monedhën vendase.

Banka e Shqipërisë inkurajon individët që kredinë ta marrin në monedhën e të ardhurave të tyre, duke shmangur rrezikun e kursit të këmbimit. Në tërësi, normat e ulëta historike të interesit po favorizojnë kreditimin për shtëpi.

 

Fraksion.com